MENU
klinika

“Ai do të kthehet te Barça”

Klubet amerikane dorëzohen për Leo Messin

03.10.2022 - 21:22

Lionel Messi ishte bërë objektiv i klubeve amerikane pas situatës te Barcelona, por edhe më pas u përfol që ai do të përmbyllte karrierën në USA. Mirëpo, duket se klubet nga MLS-ja janë dorëzuar sa i përket yllit argjentinas.

Kjo pasi, sipas “El Chiringuito”, klubet amerikane besojnë se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të rikthehet në Barcelonë në vitin 2023. Argjentinasit do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë.

Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të tij të mundshëm në “Camp Nou”, dy vjet pasi u largua nga klubi ku fitoi gjithçka dhe ku u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Mbetet të shihet nëse do ta shohim Messin duke luajtur ende në Barcelonë, apo do ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut. Një qëndrim i tij në “Parkun e Princave” mbetet gjithnjë si opsion më i zbehtë. Në sezonin e tij të dytë, Messi është bërë protagonist tek PSG-ja me gola dhe asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me portugezin?

Cristiano Ronaldo i drejtohet psikologut!

Sulmuesi njofton tërheqjen

Higuain në lot: Lamtumirë futboll!