MENU
klinika

“Ka patur kërcënime dhe presion”

Kreu i SPAK pyetet për ‘peshqit e mëdhenj’: Po punojmë çdo ditë për…

25.10.2022 - 11:26

Kreu i SPAK, Arben Kraja është drejt përfundimit të mandatit të tij, por thekson se puna e këtij institucioni vazhdon për të goditur korrupsionin në nivele të larta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kemi ndonjë “peshk të madh” para drejtësisë, Kraja tha se cdo ditë punohet për këtë.

Ai foli edhe për kërcënime dhe presione ndaj prokurorëve, por theksoi se ata mbrohen nga shteti: “Prokurorët dhe gjyqtarët të SPAK kanë për të trajtuar cështje shumë të vështira, qoftë personazhë të krimit, qoftë zyrtarë të lartë, të cilë janë nën hetim. Ka indicie ka edhe kërcënime dhe presione. Shumica e prokurorëve kanë mbrojtje nga shteti, por secili vazhdon detyrën”

Pyetje: Do te kemi ndonjë peshk të madh para drejtësisë?

Arben Kraja: Prokurorët ëe SPAK punojmë për ditë, edhe sot kishim një njoftim për dërgimin në gjykim për një cështje të rëndësishme, për shkelje me pronat publike.

Pyetje: Ka dosje të tjera që po hetohen, do ketë përfundime?

Arben Kraja: Ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, ato kanë porovlenmatikat e veta dhe janë drejt përfundimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi tek zyrtarët e lartë

Ligji për SPAK mund të ndryshojë

13 gjëra që askush nuk jua thotë për koronavirusin

Jeni të lodhur nga lajmet e frikshme?