MENU
klinika

Ja si funksionojnë

Kufjet me energji diellore, shpikja më e re

18.10.2022 - 09:10

Nëse jeni tipi i personit që harron t`i karikojë kufjet, ajo që të duhet mund të jetë gati.

Kufjet me energji diellore janë tashmë në shitje. Modelet, nga firma suedeze Urbanista dhe gjiganti sportiv gjerman Adidas, të dyja kanë ‘panele diellore’ të integruara në shiritat e kufjeve tek pjesa e kokës.

Panelet fleksibël janë krijuar nga një kompani tjetër suedeze, Exeger.

Shefi i Exeger-it, Giovanni Fili, thotë se është edhe çështje komoditeti dhe, më e rëndësishmja, të bësh gjënë e duhur për mjedisin.

“Sa herë që nuk karikoni duke përdorur energjinë elektrike është një gjë e mirë për botën”, thonë krijuesit e këtyre kufjeve.

Panelet diellore të Exeger quhen Poëerfoyle dhe janë vetëm 2 mm të trasha. Teknologjia bazohet rreth shiritave të dioksidit të titanit të mbuluar me një ngjyrë natyrale. Me fjalë shumë të thjeshta, boja thith fotone nga drita, të cilat më pas shndërrohen në elektrone. Ky është parimi që ndodh.

Ndërsa përafërsisht gjysma më efikase se panelet diellore standarde me bazë silikoni të së njëjtës madhësi, panelet e dioksidit të titanit janë, përveçse janë dukshëm më të hollë, shumë më të lirë dhe më të lehtë për t’u prodhuar.

Kufjet me energji diellore kanë edhe një bateri të integruar që mund të rezistojë deri në 80 orë. Atë e ngarkon shiriti Poëerfoyle, pra me energjinë diellore.

Teknologjia mund të krijojë energji në vlerë prej një ore nga vetëm 20 minuta diell të verës angleze ose suedeze.

Megjithatë, panelet gjithashtu mund të krijojnë njëfarë fuqie nga drita artificiale, siç është ndriçimi i brendshëm, kështu që ideja është që kufjet janë gjithmonë duke u karikuar, përveçse natën që s`ka as diell dhe as dritë.

Sigurisht që nëse kërkohet energji shtesë, kufjet e kanë edhe opsionin për t`u karikuar me energji elektrike.

Panelet diellore nuk ka gjasa të aplikohen në telefonat celularë të paktën së shpejti, sepse shumë prej nesh e mbajnë celularin në xhep dhe për këtë arsye nuk ka akses në dritë. Në vend të kësaj, ai parashikon që panelet të vendosen në veshjet dhe çantat e njerëzve, dhe telefonat që do të ngarkohen prej tyre.