MENU
klinika

E zbulon dietologia e njohur Amy Goodson

Kur është momenti që duhet të ndërprisni dietën?

03.10.2022 - 10:18

ietat drastike mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme dhe përkeqësim të përgjithshëm të shëndetit, kjo sipas dietologes Amy Goodson. Ajo ka theksuar dy shenja kryesore të cilat tregojnë që duhet të ndërprisni dietën. Sinjali kryesor i cili sugjeron që është koha të hiqni dorë nga dieta dhe të kaloni në ushqim më të balancuar, është rritja e nivelit të kolesterinës, ka thënë Goodson.

Ky problem mund të shfaqet për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të artikujve me përmbajtje të ulët të karbohidrateve, me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe proteinave. Sipas saj, shumica e regjimeve strikte dietale bazohet pothuajse në eliminimin e plotë të karbohidrateve, që do të thotë që ulet konsumimi i perimeve, frutave dhe drithërave integrale.

Për këtë shkak trupit i mungojnë fibrat, të cilat marrin pjesë në rregullimin e nivelit të kolesterinës. Si një tjetër shenjë alarmante, që tregon se duhet të ndaloni me dietat drastike, nutricionistja përmendi ndjenjën e vazhdueshme të urisë. Goodson shpjegoi se zvogëlimi i ashpër i kalorive për një periudhë të gjatë kohore jo vetëm që ka një efekt të keq në shëndet, por gjithashtu e bën një person të ndihet i pakënaqur, i dëshpëruar, i rraskapitur.

Për të shmangur këtë, duhet të kaloni në një mënyrë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar të ushqyerit. Është vënë re gjithashtu se dietat kufizuese dhe humbja drastike e peshës ndikojnë në shfaqjen e lodhjes së pashpjegueshme edhe pas një gjumi të qetë.

Ndërkaq, rikujtojmë se përdoruesit në TikTok po inkurajohen të tregtojnë produkte ushqimore dhe pije jo të shëndetshme. Në këtë përfundim ka arritur studimi i ‘British Medical Journal’, sipas të cilit përdoruesit e këtij rrjeti janë “ambasadorë të markave” jozyrtare, të cilat mund të arrijnë audiencë më të gjerë me marketingun e tyre.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”