MENU
klinika

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt

Merren në pyetje dy kushërinjtë Avdylaj. Çfarë kanë pretenduar ata

25.10.2022 - 11:08

Kur kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.