Këngëtari Yll Limani ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, për të “sqaruar” disa gjëra. Si një nga këngëtarët më të përfolur dhe të talentuar, emri i tij është komentuar shpesh për pjesëmarrjen në “Festivali i Këngës.”
Mirëpo vetë Ylli i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke sqaruar një herë e mirë se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Këtë e konfirmoi përmes një fotoje në Instastory, ku mes të tjerash në listën e “gjërave të sigurta këtë vit”, shton edhe faktin që “Arbana Osmanin e ka zemër.”
Kjo e fundit është përgjigjur duke ripostuar foton e Yllit, krahas së cilës shkruan: “Edhe unë të dua shumë.” Kjo lë të hapura edhe dyshimet se këngëtari mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip Albania”, ku Arbana është moderatore, dhe pjesë e produksionit. Disa kohë më parë Ylli u pyet nëse do të futej në BBV, dhe u përgjigj duke thënë se “ka frikë se fiton.” Mbetet për t’u parë në këngëtari do t’i bashkohet shtëpisë së famshme.
Kujtojmë se pak kohë më parë Yll Limani përjetoi një situatë të vështirë si “prind”. Po, po sepse kështu e konsideronte ai maçokun e tij, si një fëmijë. Loki, maçoku i këngëtarit në muajn gusht ngordhi, ngjarje që e preku shumë Yllin. Këtë e tregoi vetë ai nëpërmjet Instagramit, ku disa herë ka ndarë “kujtime” më të apo edhe dedikime të ndjera. Ndërkohë pas kësaj Ylli lajmëroi se, për të mbushur boshllëkun që i ka lënë Loki, i ka shtuar familjes së tij një anëtar të ri. Lajmin bëri të ditur të ditur vetë, Limani me anë të një Instastory, pak ditë më parë.
“Ju prezantoj Yiki-in,”-shkroi Ylli krahas fotos së maçokut të tij të ri.