MENU
klinika

“E vështirë të jetosh me të”

Partnerja e Ibrës: Ju tregoj pse nuk martohem me Zlatan

05.10.2022 - 17:03

Pak gjëra dihen për jetën private të Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht se është një nga lojtarët më të famshëm në botë. Ajo që dihet është se për më shumë se dy dekada ai ka ndarë jetën e tij me Helena Seger, me të cilën ka dy fëmijë. Modelja ka dhënë disa detaje të tjera për lidhjen e tyre: si janë njohur, si është të jetosh me suedezin apo pse nuk u martuan kurrë.

“Ai e parkoi keq Ferrarin e tij në Malmö. E bëri atë në një mënyrë që pengoi Mercedesin tim të kalonte. Unë e sulmova fort, por si duket ai pa diçka që i pëlqente. Nuk është e lehtë të jetosh me të, por e kam pranuar. Më pëlqen Zlatan sepse përballem me të, gjithashtu kam një histori të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica” – u shpreh Seger, e cila më pas shpjegon pse nuk u martua me Ibrën:

“Martesa mund të më prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem thjesht si gruaja e një lojtari. Mendoj se njerëzit nuk e dinë se sa kam studiuar, punuar dhe luftuar për të ndërtuar karrierën time” – përfundoi partnerja e Ibrahimovic, e cila është 11 vite më e madhe, teksa sulmuesi i Milanit mbushi dje 41 vjec.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN