MENU
klinika

Pas bojkotit të mësimit

Pedagogët kërkojnë rritje page/ Ministrja u vë kushte: Rrisni kërkimin shkencor

18.10.2022 - 11:34

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në fjalën e saj gjatë takimit me rektorët u shpreh se universitetet duhet t’ë shfrytëzojnë më shumë autonominë.

Ajo cilëson se mënyra më e mirë për të rritur financat, është kërkimi shkencor, i cili sjell si pasojë përfitimin e të ardhurave, gjë që deri tani bëhet vetëm përmes mbledhjes së tarifave.

‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve.

Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave  të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.