MENU
klinika

"Nuk kthehemi në mësim normal nëse…"

Pedagogët marrin zgjidhje të pjesshme nga Qeveria, Kovaçi: Asnjë përgjigje për pagat

27.10.2022 - 10:54

Sindikata e pedagogëve ka deklaruar këtë të enjte se ka marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit për zgjidhje të disa prej kërkesave të tyre, por rritja e pagave dhe financimit për kërkimin shkencor mbeten dy pika që nuk kanë marrë përgjigje.

Kështu që bojkoti vijon në ato universitete që kanë vendosur këtë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Lidhur me vijimin e bojkotit të mësimit, kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi tha se mësimi në kushte normale do vijojë nëse plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Sandër Kovaçi: Jemi në fazën kur MAS ka sjellë një përgjigje për disa kërkesa të profesoratit që janë në procesin e zgjidhjes. Një pjesë e tyre mendojnë që do zgjidhen se ka qenë vetëm pengesa të neglizhencës e mos zbatimit të ligjit ndërsa problemi kryesor që ka të bëjë mëe rritjen e financimit për arsimin e lartë qoftë për pagesat për profesoratit, apo kërkimin shkencor, këto dy elemente nuk janë ezauruar.

Ne i konsiderojmë dy pikat kryesore për mbarëvajtjen e punës në universitet. Madje dhe 8% mezi kanë dhënë përgjigje 1 universitet ka thënë që këtë vit mund ta realizojë, dy universitete të tjera janë në diskutim e ska vendim si do realizohet 8% ne vijojmë me kërkesën që këtë vit duhet rritje 20% e vitin tjetër 30%.

Në këtë kontekst ne vijojmë në kërkesat tona se mendojmë që janë të drejta, do vijojë presionin që dhe parlamentin ta bindim të ndryshojë projekt buxhetin.

Jemi në proces bojkoti në vijimësi kjo javë mbyllet me bojkot. I gjithë profesorati është i pakënaqur me këtë përgjigje. Do marrim vendim për vijueshmërinë e bojkotit të premten.

Protestat do vijojnë deri sa të marrin rrugë kërkesat tona.

Ne mendojmë që përgjegjësja kryesor e bojkotit është qeveria, Me zgjidhje të mangëta sjell bojkot,. Duke arritur në zgjidhje finale me plotësimin e kërkesave të profesoriatit që janë minimaliste ajo është rruga për t’u kthyer mësimit në gjendje normale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës: Qeveria ka edhe një javë kohë…

Pedagogët njoftojnë tjetër protestë, kur do zhvillohet?

Kreu i Sindikatës thirrje Ramës: Trajto kërkesat me seriozitet

Pedagogët letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe Britanisë