MENU
klinika

Ja përse

Politikani rus: Të ndalohet “WhatsApp”-i në institucione

21.10.2022 - 10:55

Një politikan rus ka thënë se përdorimi i “WhatsApp”-it duhet të ndalohet për punonjësit e shtetit pasi Kremlini kërkon të largohet nga teknologjia perëndimore gjatë luftës në Ukrainë.

Anton Gorelkin, zëvendës i komitetit rus për politikën e informacionit, shkroi në një postim në “Telegram” se nuk këshillon askënd që t’i besojë platformës së mesazheve “WhatsApp”, në pronësi të “Metës”.

Gorelkin tha se “Meta” ka punuar ngushtë me forcat e sigurisë amerikane dhe paralajmëroi se bisedat e njerëzve në “WhatsApp” mund të jenë interesante për ta.

“E konsideroj të nevojshme të vendos një ndalim të drejtpërdrejtë të përdorimit të ‘WhatsApp’-it për qëllime zyrtare nga punonjësit e shtetit dhe komunës ruse”, shkroi Gorelkin në postimin në “Telegram”.

Gorelkin tha se nuk kishte rëndësi nëse aplikacioni alternativ ishte në pronësi të Rusisë apo Dubait. Gjëja kryesore, tha ai, ishte se teknologjia nuk i përkiste një kompanie që “merr pjesë haptazi në luftën informative kundër vendit tonë dhe përfshihet në listën e organizatave terroriste dhe ekstremiste”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN