MENU
klinika

Analiza

Pse aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës ishte një gabim?

06.10.2022 - 13:37

“Ku fillon kufiri i mëmëdheut?”, kënga patriotike e një sërë filmash të epokës sovjetike që lavdëron KGB-në, është ndër meloditë e preferuara të Vladimir Putinit.

Në vitin 2010 ai e luajti këtë melodi në piano gjatë një koncerti, teksa po festonte pushtimin e Krimesë në 2014. Këtë javë kënga mori një nëntekst ironik. Me miratimin e Dumës, parlamentit të Rusisë, që aneksoi zyrtarisht zonat e pushtuara në Ukrainën lindore dhe jugore, qeveria e vendit nuk është më e sigurt se në fakt ku fillon kufiri i mëmëdheut.

Zyrtarisht Rusia pretendon se ka përfshirë provincat Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson. Por nga të katërta, vetëm Luhansk është pothujase në kontrollin e forcave ruse.

Aneksimet supozohet se janë justifikuar nga referendumet e rreme, më 23-27 shtator.  Ndërkohë, ushtria e Ukrainës po përparon me shpejtësi në disa zona. Më 3 tetor, ndërsa Duma po përgatitej për të votuar, Dmitry Peskov, zëdhënësi i qeverisë ruse, u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte saktësisht se cilat pjesë të Khersonit dhe Zaporizhia ishin tani pjesë e Rusisë:

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me popullsinë vendase; kjo do të varet nga dëshirat e tyre,” tha ai.

Kjo ka krijuar konfuzion.

“Për herë të parë, Rusia nuk ka kufij që njihen në anën e saj perëndimore”, tha Arkady Moshes, një akademik rus në Institutin Finlandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ukraina është udhëzuar nga vendet e NATO-s që të mos përdorë armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar territorin rus, por Rusia tani prentendon se rajone të mëdha të Ukrainës janë pjesë e territorit rus.

Aleatët e NATO-s kanë dënuar aneksimin e paligjshëm. Por së bashku me kërcënimet e vazhdueshme të Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur atdheun, aneksimet kishin për qëllim të zgjeronin ombrellën bërthamore të Rusisë në territorin e pushtuar.

Putin annexes 4 occupied regions; Ukraine applies to join NATO

Megjithatë, edhe pse ndodhi, forcat ukrainase po përparojnë në rajonet që Rusia tani pretendon se janë pjesë e Federatës Ruse. Por diçka e tillë, ka ulur besueshmërinë e kërcënimeve bërthamore të Rusisë.

Aneksimet i kanë dhënë fund çdo shprese që vendet perëndimore mund të kenë pasur për një armëpushim dhe negociata.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të negociojë vetëm me pasardhësin e Putinit.

Zyrtarisht, aleatët perëndimorë të Ukrainës mbështesin ambiciet e saj për të rimarrë të gjitha territoret që Rusia ka marrë që nga viti 2014. Shumë vende që mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të mposhtur pushtimin aktual të Rusisë kanë qenë të shqetësuara për të rimarrë gadishullin.

“Ka pasur një përçarje në BE midis vendeve që ndiqnin linjën amerikano-britanike që Ukraina thjesht duhet të fitojë, dhe atyre që ndiqnin linjën Paris-Berlin se ishte e rëndësishme të mos poshtëronim Rusinë dhe se lufta duhej të përfundonte me negociata,” tha Bob Deen i Institutit Clingendael, një institut holandez.

Shumë supozuan në heshtje se Ukraina nuk kishte gjasa të rimarrë Krimenë dhe në fund mund të pranonte aneksimin e saj nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Kur Ukraina bombardoi një bazë ajrore ruse në gadishull në gusht, Pentagoni vuri në dukje se asnjë nga armët e saj nuk ishte përdorur në sulm.

Tani që të gjitha territoret e pushtuara në Ukrainë janë vendosur në të njejtën pozitë me Krimenë nga Rusia,  një marrëveshje e tillë është edhe më e vështirë se kurrë.

“Deri më tani, Krimea ishte një çeshtje tjetër,” tha Gustav Gressel i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, një tjetër institut.

“Edhe nëse ukrainasit nuk do ta pranonin kurrë diçka të tillë publikisht, ata ishin të vetëdijshëm se në përceptimin e Perëndimit dhe atë rus kishte një ndryshim dhe ndoshta dikush do të duhej ta përfundonte luftën pa e rimarrë atë.” Aneksimet, sipas tij, i dhanë fund edhe kësaj mundësie të fundit.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha aneksimet janë po aq të paligjshme. Në mosmarrëveshjet territoriale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), justifikimet më të rëndësishme të pretenduara nga vendet sillen rreth traktateve ekzistuese, kontrollit efektiv mbi territorin ose doktrinës së uti possidetis, e cila thotë se kufijtë e vjetër administrativë duhet të bëhen kufij kur territoret janë të pavaruara.

Kufiri i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës me Rusinë është kufiri që ekzistonte midis republikave ukrainase dhe ruse kur të dyja ishin anëtarë të Bashkimit Sovjetik, përpara rënies së BRSS në 1991.\

Russia: Putin announces illegal annexation of four Ukrainian regions | News | DW | 30.09.2022

Vendet premtuan t’i respektonin ata kufij në një traktat miqësie në 1997 dhe ratifikuan një traktat të kufijve në vitin 2003. Rusia e ka justifikuar marrjen në kontroll të Krimese dhe të Ukrainës lindore me precedentin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008.

Por GJND-ja e shpalli legjitime deklaratën e pavarësisë së Kosovës pjesërisht. (Shumë vende, duke përfshirë pesë anëtarë të BE-së, ende nuk e njohin atë.)

Në Krime, i ashtuquajturi referendum i pavarësisë u zhvillua nën kërcënimin e armëve të trupave pushtues, siç ishte edhe votimi i parlamentit të Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë.

Vetëm disa vende e kanë njohur aneksimin e Krimesë, kryesisht aleatë të vjetër rusë si Nikaragua dhe Siria. Megjithatë, nga viti 2014 deri në vitin 2022, reagimi i Perëndimit u kufizua në sanksione relativisht modeste, pjesërisht për shkak se disa qeveri i besuan në heshtje pretendimeve të Rusisë.

Privatisht, diplomatët europianë shpesh vunë re se Krimea, e cila gëzonte statusin autonom brenda Ukrainës, kishte një histori të gjatë të sundimit rus dhe një popullsi kryesisht etnike-ruse.

“Shumë prej tyre menduan se edhe nëse referendumi do të kishte qenë i lirë dhe i drejtë, shumica e njerëzve do të kishin votuar për t’u bashkuar me Rusinë,” tha  Deen, i cili në atë kohë ishte këshilltar për Krimenë në OSBE-në, një grup europian i monitorimit të sigurisë.

Pikëpamjet e tilla mund të ishin në plan të parë nëse lufta në Ukrainë do të përfundonte në një ngërç, duke e lënë Krimenë pas linjave ruse dhe duke hapur mundësinë e një armëpushimi.

“Rezultati ideal nga perspektiva e Berlinit do të ishte nëse Rusia do të vendoste të negocionte,” tha Janis Kluge i Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Por për momentin, shtoi Kluge, e vetmja gjë që ka rëndësi është se si zhvillohet lufta në terren. Më 4 tetor, forcat e Ukrainës vazhduan të përparonin në drejtim të jugut në Kherson, ndërsa linjat ruse dukej se po shkatërroheshin.

Synimi i Ukrainës për të marrë në kontroll të gjithë territoret e humbura nuk është më i pabesueshëm.

Burimi: The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN