MENU
klinika

"Nuk ka për të kandiduar asnjë pa…"

Rama u vendos kusht kryetarëve të bashkive

19.10.2022 - 18:59

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së mërkurës në Dropull ku zhvilloi një takim me fermerë të zonës.

Njëri nga fermerët i parashtroi kryeministrit dy kërkesa; një pikë grumbullimi dhe një ekskavator, duke shtuar se Dropulli duhet të jetë bashkia e vetme në republikë që nuk e ka një mjet të tillë.

Rama premtoi se ekskavatorin do ta sjellë vetë në fshat para Vitit të Ri, ndërsa theksoi se asnjë kryetar bashkie nuk ka për të kandiduar pa hapur rrugën përmes pikës së grumbullimit.

“Ja ku po e them këtu para kryetarit të bashkisë; nuk ka për të kandiduar asnjë kryetar bashkie pa hapur këtë rrugë përmes pikës së grumbullimit. Ekskavatorin do ta sjell unë para Vitit të Ri, do vij vetë me ekskavator këtu. Është një histori e vjetër, s’e di si ka ndodhur. Do e sjellim patjetër, ka marrë fund kjo punë”, u përgjigj Rama.

Kryeministri lëshoi kritika ndaj IKMT, që sipas tij po shkon nëpër fshatra vetëm për të plotësuar letrat.

“Kush ngul hu për të ndërtuar një stan edhe pa leje, duhet ta paguajmë që të vazhdojë ta ngulë jo ta dënojmë”, tha kryeministri.