MENU
klinika

Blinken reagon për takimin me Xhaçkën

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë”

27.10.2022 - 09:54

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar për takimin me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka duke thënë se kanë diskutuar për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Bliniken në twitter.

“Ishte kënaqësi të takoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim suksesin e Dialogut Strategjik SHBA-Shqipëri. Biseduam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimaterike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej një kohe të gjatë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Kujtojmë që një ditë me parë, në takimin mes dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane Sekretari Blinken vlerësoi se SHBA-ja është krenare që kanë një aleat të besueshëm si vendi ynë.

Ai vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA-së për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera, duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj, vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA-ja do të jetë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Nga ana e saj, Ministrja Xhaçka falënderoi Sekretarin Blinken dhe qeverinë amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e demokracisë, situatës në Ukrainë, mbrojtjes kibernetike dhe modernizimit të Forcave të Armatosura apo projekteve në zhvillimin në fushën e energjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse s’frenohet, Irani do shkatërrojë Shqipërinë"

Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike ndaj vendit tonë