MENU
klinika

E bleu për 72 milionë dollarë

Si duket nga brenda avioni privat i Kylie Jenner

22.10.2022 - 10:38

Në vitin 2020, Kylie Jenner bleu një avion privat me vlerë 72 milionë dollarë. Por përveçse është metodë komode transporti, ajo kujdeset që brenda avionit të ketë të gjitha lehtësitë e mundshme duke përfshirë pijet më të mira dhe menunë më të mirë ushqimore, sipas mediave të huaja.

Çfarë ofron Kylie Air?

Avioni është përshtatur me sedilje bezhë, në të cilat janë shkruar inicialet “KJ”. Gjithashtu ka dhe drita shumëngjyrëshe në tavan që mund t’i japin kabinës një atmosferë feste. Sipas The Sun, Kylie Air ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banjo.

Kylie Jenner është siguruar që menutë e ushqimit dhe pijeve në avionin e saj, Kylie Air, të zbulohen në episodin e fundit të serialit të familjes së saj të enjten. Motra e saj Kendall Jenner e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber, të cilat ofruan një pamje në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetë firma ka publikuar video

Edhe Kylie vishet nga stilistët shqiptarë!