Në media po përflitet se Sokol Balla do të largohet nga Top Channel. Shkak i të gjitha aludimeve është bërë një deklaratë e vetë Ballës. Në fund të emisionit Top Story, të enjten në darkë, Balla bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë.
Ai tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.
‘Shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në ora 21:00.Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që Sokol Balla ikën në një portal tjetër, unë nuk iki në një emision tjetër, ose më saktë nuk dua të iki pasi konsideroj Topin shtëpinë time. Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që duhet të rrijë jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat’, tha Balla.