MENU
klinika

"Kam një mall që më gërryen shpirtin"

Sot do të festonte ditëlindjen, Barbana dedikim prekës për Ergin

15.10.2022 - 11:11

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini i ka kushtuar një dedikim prekës vëllai të ndjerë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me Ergin, duke bërë të ditur se sot është data e ditëlindjes së tij.

Barbana thotë e përlotur se ndjen një mall që i gërryen shpirtin çdo ditë dhe e konsideron vëllain pikën e saj të dobët, i cili “e detyroi” të bëhet më e fortë.

“Sot eshte ditelindja jote engjelli im Ergi! Sot do jepja gjithcka, edhe jeten time, te isha duke festuar per ty,por gjithcka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin cdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time,nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet,qe me “detyroi” te behem e forte!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Si mundesh të jetosh ti vetëm nëpër kujtime?!"

Barbana Dini ka një mesazh prekës për vëllain e ndjerë