MENU
klinika

"Presidenti që i kishte në dorë pse i la?"

Spartak Ngjela hedh dyshime të forta për deputetët që nuk votuan ligjin e dosjeve

25.10.2022 - 16:37

Përçarësit e PD-së, të enjten e kaluar u bashkuan me socialistët për të votuar ligjin për hapjen e dosjeve.

Por sipas avokatit Spartak Ngjela, ligji i dosjeve nuk u votua nga ata që kishin frikë.

“I kap ligji i dosjeve. Pse nuk ishin në sallë. Ligjin duhet ta kishin bërë ata kur ishin në pushtet. Ligji nëse nuk është i tëri në objekt nuk vlen.

Erdhi ligji i dosjeve, ca i hapën ca si hapën. Ato që nuk u hapën u bën ministra. Presidenti që i kishte në dorë pse i la? Këta nuk dinë të korrigjojnë gabimin e tyre. Kur ligji nuk funksionon bëhet shkak për diktaturë”,  tha Ngjela në “Euroneës”.