MENU
klinika

Mësojeni...

Studimi i ri rreth zemrës, është një tjetër arsye për të pirë kafe

04.10.2022 - 13:13

Nëse nuk jetoni dot pa kafe, është koha të merrni dhe një tjetër pa u menduar gjatë sesi do të ndikojë ajo në shëndetin tuaj. Një studim i ri shkencor ka arritur në përfundimin se disa fixhanë kafeje në ditë ecin paralel me shëndetin e mirë të zemrës dhe reduktimin e shanseve për fatalitete prej sëmundjeve kardiake.

Studimi thuajse 12.5 vjeçar është publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology” eksploroi ndikimin e kafes tek shëndeti i 449,563 të rriturve nga mosha 40 deri 69 që nuk vuanin më parë nga probleme kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në disa grupe: 1- njerëz që pinin 0 kafe në ditë, 2- ata që pinin më pak se 1 kafe, 3- ata që pinin 1, 4- njerëz që pinin 2-3 kafe, 5- ata që e mbyllnin ditën me 4-5 filxhanë dhe 6- ata që pinin 6 kafe në ditë.

Në përfundim të studimit rezultoi se kafja ndihmonte shëndetin e zemrës. Njerëzit që pinin nga 2-3 kafe në ditë kishin më pak shanse të vdisnin nga sëmundjet kardiake krahasuar me ata që s’e pinin fare.

Më pas, një reduktim i sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat studimi e përcaktoi si infarkte, sëmundje koronare të zemrës apo ishemi, u gjet tek njerëzit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë.

Gjëja e fundit që u studiua ishte dhe aritmia, e njohur ndryshe edhe si rrahje të parregullta të zemrës. Në këtë pjesë të studimit, rezultatet ndryshonin nga rezultatet e tjera. Njerëzit që pinin katër deri në pesë (jo dy deri në tre) filxhanë kafe çdo ditë panë një reduktim të aritmive, por nuk kishte asnjë ndikim tek njerëzit që konsumonin dekafeinato.

Edhe në studime të tjera është provuar se kafeja, kur konsumohet brenda limiteve dhe pa shumë sheqer apo qumësht të shtuar është e mirë për shëndetin tuaj.Kafeja ka veti anti-inflamatore dhe dihet se zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2. Plus, ju zgjon, prandaj kafe të mbarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj