MENU
klinika

6 fëmijë mes të plagosurve në spital

Sulmet në Zaporizhzhia

09.10.2022 - 09:01

Gjashtë fëmijë në mesin e personave të plagosur në spital pas sulmit në Zaporizhzhia, thotë guvernatori.

Numri i personave të prekur nga bombardimet ruse në qytetin e Zaporizhzhia është ende i paqartë.

Më herët, autoritetet thanë se 17 persona ishin vrarë, më pas se dhjetëra ishin vrarë ose plagosur.

Oleksandr Starukh, guvernatori i rajonit Zaporizhzhia, ka thënë tani se të paktën 12 njerëz u vranë dhe 49 janë dërguar në spital.

Në postimin në Telegram më poshtë, ai thotë: “Sonte armiku përdori aviacionin taktik për një sulm me raketa në qendrën rajonale.

“Sipas informacioneve paraprake, avionët hodhën 12 raketa në Zaporizhzhia.

“Shumica e raketave goditën ndërtesat e larta të banimit dhe shtëpitë private në një nga rrethet e Zaporizhzhia.

“Një ndërtesë nëntëkatëshe u shkatërrua pjesërisht, pesë shtëpi u shkatërruan, objekte të infrastrukturës të prekura.

“Njëzet makina u dëmtuan. Deri më tani kanë vdekur 12 persona. Dyzet e nëntë viktima janë shtruar në spital, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

“Informacioni është duke u sqaruar, nën rrënoja mund të ketë njerëz.

“Në vendin e ngjarjes është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi. Tashmë janë shpëtuar tetë persona. Viktimave u është ofruar ndihma e nevojshme.”