MENU
klinika

Gërmimet në Apolloni

Tempulli antik i Shtyllasit, specialistët: Të jetë i vizitueshëm!

09.10.2022 - 12:33

       Pas 20 vjetësh, arkeologët u janë rikthyer gërmimeve në tempullin antik të Shtyllasit, pjesë e parkut arkeologjik të Apollonisë.

Ekspedita shqiptaro-gjermane, drejtohet nga profesor Bashkim Lahi dhe arkeologu Grigor Doehner. Nga këto gërmime mësojnë se themelet e tempullit antik, i vetmi i stilit doresk janë të ruajtura në gjendje shumë të mirë. Tempulli klasik grek mendohet se është ndërtuar në shekullin e 6-të para Krishtit, por ende nuk dihet se cilës perëndi i është kushtuar.

“Është një tempull dorik i periudhës klasike, tempull i kulturës greke. Meqë kishin ngelur shumë çështje pa u sqaruar, ne bashkë me kolegët shqiptarë morëm iniciativën që ta studiojmë më tej këtë tempull dhe ta lidhim me historinë e qytetit. Kur filluam gërmimet kishim indeë se nuk është ruajtur gjë nga themelet dhe jemi surprizuar! Në strukturën e tempullit kemi zbuluar një gjetje shumë të rëndësishme, shume të bukur, përmes te cilvave ne shpresojmë që në fund të gërmimeve të kuptojme çfarë madhësie kishte ky tempull. Për shembull, kolona në literaturë është interpretuar në forma të ndryshme. Disa studiues mendonin se kjo është kolona e Çelës ndërsa të tjerë mendonin se është kolona e Prestazës. Tashmë e kemi të qartë që kemi të bëjmë me një kolonë të Prestazes ose si të thuash, korridorit të kolonave”, – shprehet për mediet, Grigor Doehner.

Pas gërmimeve, tempulli antik do të qëndrojë i konservuar. Ky është shqetësimi më i madh, për profesor Bashkim Lahin, i cili, thotë se është detyrë e ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisëm për ta bërë monumentin të vizitueshëm për turistët.

“Ajo që unë ndoshta do të tërhiqja vëmendjen në këtë rast është se si këto monumente mund të kthehen të vizitueshëm. Aftësia për të thirrur turistin është pikërisht në mundësinë që ne u ofrojmë atyre për të parë monumente të reja. Dhe është për të ardhur keq, në Apoloni, kryesisht monumente që vizitohen, janë kryesisht monumente të periudhës të Luftës së Dytë Botërore. Monumentet që kemi zbuluar ne dhe kolegët tanë, për fat të keq janë të mbuluar me dhé, ku në emër të konservimit është një masë e nevojshme për ta konservuar por ne duhet të mendojmë për ta prezantuar”, tha Bashkim Lahi.

Në tempull, i vetmi objekt i vizitueshëm është kolona, që deri më dje mbulohej nga ferrat dhe pa restauruar.

“Shikoni kolonën, shikoni si është bërë. Të thotë mendja se kjo është ndërtuar dje. Çfarë bëmë? Një muaj punë pastrim. Pse mos ta bëjne institucionet shqiptare? Pse mos ta bëjnë këtë punë? Thjesht pastrim. Me një furçë metalike. Por, specialistët natyrisht.

Nuk tregohet kujdesi i duhur. Aty nuk është i lyer. Tani kjo po del në ngjyrën e vet natyrore, e bardhë. Përfytyroje të gjithë këtë godinë të bardhë dhe përfytyro lundërtarët, udhëtarët që kalojnë përmes Vjosës të asaj kohe për të ardhur te porti, sepse këtu poshtë ka qënë porti i qytetit dhe përmes portit, lidhej me detin. Çfarë monumenti madhështor prezantohej! Mendo se çfarë përshtypjeje të krijonte ky monument. Dhe në të vërtetë, çfarë ambasadori do të thoja unë, ishte ky monument për qytetin, për udhëtarët që kalonin përgjatë lumit dhe të njëjtin koncept do të kërkoja të ndiqnin edhe sot. Unë e shoh autostradën, qarkullon vazhdimisht, ka vazhdimisht lëvizje. Dhe prej atje, shihet shumë mirë monumenti dhe pse është vetëm një kolonë”, vijon ai.

Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës