MENU
klinika

U godit nga traktori që drejtohej nga i ati

Tragjedi në Greqi, 4-vjeçari shqiptar humb jetën

08.10.2022 - 17:01

Një tragjedi ka ndodhur në Lefkada , kur një traktor u përmbys pak para orës nëntë të premten në mbrëmje për shkaqe të panjohura, duke vrarë një djalë 4-vjeçar dhe duke plagosur një 16-vjeçar.

I plagosur, por jo rëndë, është drejtuesi i traktorit, babai shqiptar i fëmijës fatkeq dhe daja i 16-vjeçarit.

Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

Njoftimi i policisë greke:

Dje, e premte (07.10.2022), në orët e mbrëmjes, në rrugën e rrethit Syvrou Karyas në Lefkada, një traktor bujqësor i drejtuar nga një i huaj 30 vjeç, ka devijuar drejtimin e tij dhe ka rënë në një arë ngjitur, pasojë lëndime vdekjeprurëse të një të mituri (4 vjeç) i cili udhëtonte në të. Hetimet paraprake për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Lefkadë.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore