MENU
klinika

Studimi

Tre orë video-lojëra në ditë mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillohen

29.10.2022 - 09:07

Të luash lojëra kompjuterike nuk është një aktivitet që zakonisht lidhet me një rritje të aftësive mendore dhe shumë prindër duan t’i mbajnë fëmijët e tyre larg shikimit të ekraneve për orë të tëra.

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se në fakt lojërat mund të përmirësojnë disa aftësi njohëse, të tilla si ato që përfshijnë kontrollin e impulsit dhe kujtesën e punës.

Studimi amerikan përfshiu gati 2000 fëmijë dhe ata që raportuan se luanin videolojëra për tre orë në ditë performuan më mirë në testet e aftësive njohëse sesa ata që nuk kishin luajtur kurrë video-lojëra.

Studimet e mëparshme kanë shqyrtuar marrëdhëniet midis lojërave kompjuterike dhe sjelljes njohëse, por mekanizmat neurobiologjikë që qëndrojnë në themel të kësaj nuk janë kuptuar mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN