MENU
klinika

Europa League

United përmbys në Qipro, Lazio ndalet në Austri

06.10.2022 - 20:52

Manchester United vuan, por ia del 2-3 në Qipro ndaj Omonia, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Përmbysje, gola, emocione dhe raste të humbura. Kjo ishte ajo që u pa sonte në Neo GSP Stadium (Nicosia).

Omonia ia vështirësoi punën Manchester United në 45 minutat e para që  përfunduan 1-0. “Djajtë e Kuq” dominuan totalisht, por ekipi i Lenon shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm dhe “tundi rrjetën” me Ansarifard.

Sapo filloi e dyta, Rashford bën gjithçka mirë dhe  anglezët shpërblehen për presionin. Përmbysja do vinte shumë shpejt, me Martial. Dilemat për fituesin do i shuante Rashford në të 83-tën. Goli i Panagiou do krijonte iluzionin që ekipi modest i Omonias do të mundë të marrë një pikë, por jo. Ronaldo luajti për 90 minuta, por pa shënuar.

Lazio nuk do shkonte më shumë se barazimi pa gola ndaj Sturm Graz. Pavarësisht rasteve, asnjëra nga ekipet nuk mundi të shënojë. Ekipit të Sarrit iu anulua një gol në minutën e 81-të, për shkak se ishte pozicion jashtë loje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN