MENU
klinika

Premier League, Java 11

Xhaka nuk mjafton, ndalet Arsenal

23.10.2022 - 17:00

Granit Xhaka ishte protagonist sërish sot për Arsenal, por goli i tij nuk mjaftoi që ekipi të merrte tri pikë në fushën e Southampton. Ndeshja përfundon në barazim 1-1, me Topcinjtë që mbajnë kreun, por lënë dy pikë me vlerë.

Sa i takon sfidës, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 11-të të pjesës së parë falë një goli të Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fillim të sezonit duke dhënë një kontribut të madh për Topçinjtë.

Ishte goli i tretë (i katërti në të gjitha kompeticionet) për 30-vjeçarin në këtë sezon të Premier League teksa londinezët pavarësish disa mundësive, e mbyllën në avantazh minimal 0-1 pjesën e parë.

Në 45-minutat e dyta, Southampton shfaqet më kërkues dhe sheh më shumë nga porta e Arsenal dhe në fakt shpërblehet në minutën e 65-të falë golit të Arsmtrong, që vendos kështu sërish baraspeshën.

Vendasit patën sërish shansin për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan mundësitë. Ndërkohë, nga krahu tjetër Arsenal gjeti rrugën e rrjetës me anë të Odegaard, por aksioni ishte i pavlefshëm pasi topi fillimisht kishte kaluar vijën fundore. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Topçinjtë u ndalën në barazim.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Aston Villa u rikthye te suksesi pas shkarkimit të Steven Gerrard teksa triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 në shtëpi ndaj Brentford. Sakaq, Leicester mposhti po me shifrat 0-4 në transfertë Ëolverhampton ndërkohë që Leeds nuk rezistoi në shtëpi dhe u mund me shifrat 2-3 nga Fulham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin