Amber Heard nuk do të rikthehet në Hollywood të paktën për një kohë të caktuar, raporton “People”. Aktorja do të jetojë në Evropë së bashku me vajzën e saj.
Një burim i ka thënë “People” se Heard është e përqëndruar tashmë në rritjen e vajzës së saj si dhe gjyqi kundër Depp e ka lodhur shumë atë.
“Gjyqi ishte rraskapitës për të. Asaj i mungonte vajza e saj e vogël. Ajo i ka kaluar muajt e fundit në Evropë. Të cilën ajo e do sepse është në gjendje të jetë thjesht një mami atje. Amber është e përqendruar në rritjen e vajzës së saj. Ajo kalon çdo ditë me vajzën e saj. Ato shëtisin, vizitojnë parqet dhe shijojnë kohën e familjes. Amber është një nënë e shkëlqyer”, tha burimi.
Johnny Depp sapo ka ndërmarrë një tjetër vendim. Atij nuk i del aspak inati me Amber Heard e tashmë ka ngritur një padi lidhur me vendimin prej 2 milionë dollarësh që Amber Heard mori nga një juri në gjyqin e tyre te famshëm.
Sipas Depp, vendimi i jurisë ishte aspak i drejtë. Tashmë, ky është hapi i fundit në betejën ligjore të Depp kundër Heard.
Nga ana tjetër, Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion dollarë Johnny Depp.
Por, nuk mbaron me kaq! Sipas disa raportimeve të fundit, Amber u detyrohet para edhe avokatëve të saj. Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj.