MENU
klinika

Analiza

A janë protestat, fundi i Xi Jinping?

29.11.2022 - 14:10

Është tejmbushur gota për të rinjtë e Kinës me rastin e politikës së ashpër “zero Covid” të zbatuar nga qeveria e Pekinit që nga fillimi i pandemisë korona, duke shkaktuar zemërimin e fortë të qytetarëve, të cilët nuk rrinë duarkryq. Ata po sajojnë mënyra imagjinative për të shprehur pakënaqësinë e tyre të fortë me regjimin autoritar të Xi Jinping, madje duke nxjerrë lama në rrugë… Duke tundur fletët e bardha, ndërsa të tjerët kanë ekuacione matematikore, shumë kinezë po nxjerrin llamat e tyre të dashura në rrugë duke i dërguar një mesazh kumbues Partisë Komuniste të Kinës dhe liderit Xi Jinping me rastin e bllokimeve të rrepta për vdekjen e punëtorëve të fabrikës në Urumqi, censurën e internetit dhe lirinë e fjalës, për të cilat ata nuk lejohen të hapin gojën.

Simboli më i përdorur në protesta është një fletë e bardhë letre A4 që simbolizon censurën dhe gjithashtu, siç kanë sugjeruar disa përdorues të Twitter, mund të lexohet si referencë për vdekjen javën e kaluar të dhjetë punëtorëve të fabrikës në qytetin Urumqi në Xinjiang. Të tjerë protestues guxuan të vendosnin tekste dhe simbole në fletët e letrës që mbanin në duar.

Një grup protestuesish vendosën ekuacionin e Alexander Friedman nga Rusia, i cili në vitet 1920 shpjegoi zhvillimin e një ekuacioni dinamik për universin në zgjerim. Megjithatë, emri që del nga ekuacioni i ngjan fjalëve “Njeriu i lirë”.

Një tjetër protestues është parë duke mbajtur një fletë të bardhë me një pikëçuditëse në sfond të kuq. Siç shkruan botimi përkatës, ai simbolizon shenjën që përdoret në platformën e rrjeteve sociale “WeChat” kur një mesazh nuk mund të dërgohet.

Një grua zbriti në rrugët e qytetit të Urumqit duke mbajtur zinxhirët e tre llamave. Kafshët e dashura pasqyrojnë shqetësimin kinez me censurën në internet, por gjithashtu shpjegohet se emri i Cao Ni Ma, një kafshe e ngjashme me llamën, në kinezisht përkthehet si një fyerje e rëndë: “Shko… nënën tënde”.

Në Pekin, protestuesit kërkuan me ironi nga qeveria e Pekinit “Më shumë bllokime” dhe “Bëni më shumë teste Covid” ndërsa në qytetin e Jejiag, një grua e re ecte në rrugë duke mbajtur një letër të bardhë, me gojën e mbuluar me shirit të zi dhe duart e saj të lidhura me zinxhirë.

Si arritëm në pikën e trazirave sociale në Kinë?

Ndërsa pjesa tjetër e planetit kthehet në atë që ne do ta quanim “normalitet”, qytetarët e Kinës janë ende subjekt i bllokimeve të papritura, të ashpra në zonat ku po zbulohen raste të izoluara të koronavirusit. Në shtator, 27 persona humbën jetën në një aksident me një autobus që transportonte qytetarët në Guizhou , qendra e karantinës ku janë mbyllur ata me raste të mundshme Covid.

Muajin e kaluar në qytetin e Zhengzhou, mijëra punëtorë në një fabrikë të Apple iPhone u përleshën me policinë dhe shkatërruan barrikadat e vendosura si pjesë e kufizimeve për Covid. Në të gjitha qytetet ku qytetarët mbeten të izoluar, ka pasur thashetheme të forta për vetëvrasje dhe vdekje të tjera të lidhura me zbatimin e strategjisë ‘zero Covid’, duke përfshirë një foshnjë dhe një fëmijë tre vjeç. Ndërsa lista e incidenteve të tilla rritet, skepticizmi i qytetarëve kinezë rritet, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të censuruar informacionin përkatës dhe mosmarrëveshjet e tyre në lidhje me politikën e qeverisë së tyre.

Javën e kaluar, të paktën 10 njerëz u vranë kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Urumqi, Xinjiang, e cila kishte qenë nën izolim për rreth 100 ditë.

Qytetarët fajësuan bllokimin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve

Zemërimi i tyre vërshoi me përgjigjen e një zyrtari kinez, i cili sugjeroi se fajin e kishin qytetarët që nuk mundën të shpëtonin veten nga zjarri. Demonstratat e para u zhvilluan të premten. Protestat e mëdha të fundjavës u pasuan nga video që shfaqnin të rinjtë në një shesh, duke kënduar himnin kombëtar të Kinës: Çohuni, refuzoni të bëhen skllevër.

Gjatë fundjavës, turmat u mblodhën në qytetin Urumqi të Shangait duke brohoritur parulla dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e Partisë Komuniste Kineze, si dhe të liderit Xi Jinping. Vala e protestave u përhap në qytete si Pekini, Shangai, Chengdu, Wuhan, Lanzhou, Nanjing dhe dhjetëra kampuse universitare.

China's 'zero-COVID' limits saved lives but no clear exit | The Seattle Times

Çfarë simbolizojnë letrat e bardha A4?

Nën sundimin autoritar të Xi Jinping, fletët bosh A4 janë një mesazh për qeverinë që qytetarët tani po i thonë “jo” mohimit të fjalës së lirë dhe censurës së shfrenuar.

“Letra e bardhë përfaqëson gjithçka që duam të themi, por nuk mund të themi,”- i tha Reuters një protestues i ri në Pekin.

Sipas BBC, policia kineze ka arrestuar një numër të panjohur protestuesish, duke përfshirë të paktën një gazetar të huaj. Kameramani britanik i rrjetit Edward Lawrence, me qendër në Shangai, u arrestua dhe u rrah përpara se të lirohej. Policia kineze tha vetëm se e ndaloi për të mirën e tij, për ta parandaluar që të merrte sëmundjen Covid ndërsa ishte në turmë.

Pse janë të rëndësishme këto protesta?

Analistët politikë argumentojnë se këto protesta janë të ndryshme nga ato që kanë parë në dekada, të paktën që nga shtypja e përgjakshme e protestave studentore në sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989.

“Për shkak se ato janë shumë të koordinuara për sa i përket shtrirjes dhe madhësisë së turmave në këto qytete, është me të vërtetë një zhvillim i jashtëzakonshëm,”- thotë profesor Dali Yang, një shkencëtar politik në Universitetin e Çikagos.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Protestat në Kinë nuk janë të rralla, por shkalla dhe përhapja e tyre sigurisht që janë. Dhe kërkesa për t’i dhënë fund strategjisë “zero Covid” nuk është diçka që qeveria e Pekinit po negocion, të paktën jo ende. Të gjithë sytë janë tashmë tek nëse protestat do të vazhdojnë apo do të përhapen edhe gjatë javës, por edhe si do të reagojnë autoritetet. Me gjasë do të ketë pasoja të rënda për ata që “identifikohen” si protestues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet për herë të parë, pacienti numër një në Itali

“Nuk e di si e mora virusin, isha në paradhomën e vdekjes…”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”