MENU
klinika

"Rama nxjerr bllofe sa herë i shtrëngohet litari i inceneratorit"

A ka përfituar PL fonde ruse? Përgjigjet Kryemadhi

10.11.2022 - 11:32

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u pyet nese ish LSI ka marre fonde ruse nen drejtimin e saj. Kryemadhi lidhur me akuzen e kryeministrit Rama tha se kjo eshte thjesht nje tentative per te shfokusuar vemendjen nga problemet e verteta qe ka shkaktuar kjo qeveri. Teksa akuzoi kreun e qeverise se ka lidhje me ish drejtorin e FBI ndaj te cilit ka nje hetim ne SHBA per lidhje me financimet ruse.

Pyetje: Kryeministri tha që dhe PL ka përfituar financime ruse, Meta deklaroi se nën drejtimin e tij ishte i sigurt që s’ka marrë asnjëherë. Nën drejtimin tuaj LSI ka përfituar fonde ruse?

Monika Kryemadhi: E keni kuptuar që Rama thërret ujku ujku e cakalli bën kërdinë këtej.

PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse.

SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eleminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, laegimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat.

Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë cështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët

Pse nuk u bllokuan llogaritë bankare të kompanive?

Skandali me inceneratorët, ministrja e Financave pranon evazionin fiskal