MENU
klinika

Lista

Artistët që do të ‘prekin’ finalen e “Kënga Magjike”

25.11.2022 - 12:23

Mbrëmë në përfundim të “Kënga Magjike” u bënë me dije edhe emrat e finalistëve, konkretisht artistëve shqiptarë dhe artistëve të huaj që do të këndojnë në “Grand International Final”.

Ja artistët ndërkombëtare që u përzgjodhën:

Alvan

Marco Carta

We Are Domi

Le Deva

Jason Walker

Andrea

Omar Naber

Mamagama

Jayoo

Angeles Arboleda

Lista e artistëve shqiptarë:

Irma Libohova

Vesa Smolica

Mariza Ikonomi

Ardit Çuni

Inis Neziri

Michela Paluca

Xhesika Polo

Sheila Haxhiraj

Marsela Çibukaj

Anxhela Peristeri

Sardi Strugaj

Martin Pano

Lorenc Hasrama

Në një intervistë për programin “Rudina” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dha më herët disa detaje lidhur me “Kënga Magjike”. Ai ka thënë ndër të tjera se nata e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer por jo vetëm kaq.

“Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi”, tha ai.