MENU
klinika

Nuk grumbullohen 2 lojtarë të Milan

Belgjika lë jashtë Januzajn, thirr Lukakun e Hazard

10.11.2022 - 14:21

Belgjika, një nga favoritet e këtij Botërori, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit. Romelu Lukaku ia del në kohë për të siguruar një vend në listën e “djajve të kuq”, por nuk është e qartë nëse do të zbresë në fushë që në fillim pasi ende nuk është në kushtet e duhura fizike.

Jashtë listës dy nga tre lojtarët e Milan, Saelemaekers dhe Origi nuk kanë bindur trajnerin, ndërsa një ftesë siguroi talenti Charles De Ketelaere. Pavarësisht se është shkëputur nga futbolli i rëndësishëm, një biletë për në Botëror shkoi edhe për Dries Mertens.

Trajneri Martinez nuk preferoi të merrte me vetë në Katar, Adnan Januzaj. Pjesa tjetër e listës nuk ka surpriza, nga Courtois te De Bruyne të gjithë titullarët janë në dispozicion, përfshi këtu edhe Eden Hazard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka një rikthim të madh, debutojne tre

Botërori 2022, lista e Gjermanisë plot surpriza