MENU
klinika

“E kam kërkuar disa herë por…”

Beniada flet për Einxhel pas deklaratave të moderatores

03.11.2022 - 11:58

Ish-banorja e BBV, Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në “Wake Up”. Ajo ka folur ndër të tjera për marrëdhënien me Einxhel Shkirën.

Beniada rrëfeu se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje.

Më tej, ajo tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e I kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- nënvizoi më tej Beniada.

Kujtojmë që gjatë një ‘live’, Einxhel tha më herët se ishte lënduar shumë nga ofendimet e mamasë së Beniadës nëpër komente në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin

Miqësia që lindi në "Big Brother VIP"

Beniada zbulon arsyen që nuk flet më me Einxhel!