MENU
klinika

NBA

Bucks bien për herë të dytë, Lakers harrojnë fitoren

12.11.2022 - 14:09

Humbja e pestë radhazi për Lakers, që këtë sezon vijojnë të zhgënjejnë. Kalifornianët u mundën 120-114 në fushën e tyre nga Sacramento. Mungesa e LeBron James u ndje në fushë, ndërkohë që Davis realizoi 24 pikë e Westbrook 21 pikë e 11 asist, por që s’mjaftuan. Për miqtë u dallua Fox me 32 pikë e 12 asist.

Humbja e dytë sezonale për Bucks, që u mundën 111-93 nga San Antonio. Mungoi sërish Antetokounmpo për Milwaukee, ndërsa për Spurs u dalluan Johnson me 22 pikë e Vassell me 22 pikë.

Përfiton Boston, që kori fitoren e pestë radhazi, duke mundur 131-112 Denver. Tatum me 34 pikë ishte lider për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Jokic.

Golden State, falë 40 pikëve të Stephen Curry, mposhti 106-101 Cleveland, duke korur fitoren e dytë radhazi e larguar disi krizën. Fiton edhe Oklahoma, 132-113 ndaj kanadezëve të Toronto, ndeshje ku diferencën e bëri kolektiviteti, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Morant realizoi 28 pikë e 10 rebound në fitoren 114-103 të Memphis ndaj Minnesota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN