MENU
klinika

NBA

Miami rikthehet te fitorja, zhgënjen Philadelphia

11.11.2022 - 12:13

Janë luajtur vetëm 4 ndeshje së fundmi në NBA. Miami Heat në Konferencën e Lindjes është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 117-112 Charlotte Hornets, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. Një sfidë e ekuilibruar mes dy skuadrave që synojnë një vend në zonën play off.

Ndeshje mjaft e mirë e Jimmy Butler, që realizoi 35 pikë e 10 rebound për Miami, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Oubre për miqtë. Pesë fitoret dhe shtatë humbjet e rendisin skuadrën nga Florida në vendin e 12-të, shumë lag pretendimeve.

Po në Lindje, zhgënjeu skuadra e Philadelphias, që u mund 104-95 nga Atlanta Hawks, duke pësuar humbjen e shtatë sezonale. Embiid realizoi 26 pikë e 13 rebound për miqtë, por që mbetën për statistikë. Të gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Young me 26 pikë e Capela me 18 pikë e 20 rebound.

Fitore të lehtë mori Washington Wizard, që mundi 113-105 Dallas Mavericks. Dinëiddie me 33 pikë e Donçic me 22, u përpoqën të mbajnë në lojë Dallas, por pa sukses. Kuzma me 36 pikë e 11 rebound ishte lider për vendasit. Ndërkohë, ekipi i Portland, falë 27 pikëve të Grant e 23 të Simons, mundi 106-95 New Orleans.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN