MENU
klinika

Ndezi Tiranën për 110-vjetorin e Pavarësisë

“Daily Mail”, jehonë koncertit të Dua Lipës

29.11.2022 - 14:22

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbajti koncertin në sheshin “Skënderbej” ku qindra të rinj u mblodhën për të dëgjuar këngët më të dëgjuara të yllit të popit.

Dua performoi me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për spektaklin e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull këngëtares duke treguar detaje për veshjen dhe mënyrën si elektrizoi skenën mbrëmjen e djeshme.

“Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, me aftësitë e saj vokale dhe lëvizjet energjike të kërcimit, teksa prodhoi hitet e saj në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan “Daily Mail”.

“Daily Mail” ka përshkruar në mënyrë të detajuar stilin dhe pamjen e jashtme të këngëtares duke thënë se “Dua tregoi fizikun e saj atletik me veshjen e prerë me iluzion vezullues ndërsa argëtonte turmën”.

Kujtojmë se Dua ka marrë pasaportën shqiptare ditën e djeshme për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

Në një postim në “Instagram”, Dua ka falënderuar Presidentin Bajram Begaj dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Gjithashtu në gusht të vitit 2022, Dua u emërua ambasadore nderi në një ceremoni në Zyrën e Presidentit në Prishtinë./CNA.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 28 nëntor në sheshin "Skënderbej"

A do të jetë falas koncerti i Dua Lipës në Tiranë?