28.11.2022 - 11:37
Qarku i Korçës është zgjuar ditën e sotme i mbuluar nga dëbora pasi reshjet kanë vijuar gjatë natës në kuotën mbi 1200 metra, ndërsa në kuotat më të ulëta ka pasur reshje shiu.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore me trashësi nga 5 deri në 7 centimetra.
Sakaq, autoritetet përkatëse kanë marrë masat e nevojshme duke vendosur në punë mjetet borëpastruese në këtë aks, ndërsa në rrugët e tjera është bërë vetëm kriposja e rrugës.
Termometri ka shënuar -2 gradë Celsius në pikën më të ulët, ndërsa momentalisht nuk ka reshje të cilat priten të vijojnë gjatë ditës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Temperatura në -11 gradë
ARRSH: Gjendja në akset kryesore rrugore
Situata në qarqe
Bora bllokon qarkullimin, pezullohet mësimi
Dëbora izolon vendin