MENU
klinika

Mësojeni...

Dimri nënkupton uljen e vitaminës D/ Ja sa keni nevojë në ditë

17.11.2022 - 12:06

Vitamina D ndoshta sjell në mendje rrezet e diellit dhe kockat e shëndetshme dhe të forta – dhe kjo nuk është e gabuar.

Dr. Jad Sfeir, një endokrinolog në klinikën Mayo, thotë se vitamina D është thelbësore për përthithjen e mineraleve në zorrën tonë. Sasia ditore e rekomanduar e vitaminës D për të rriturit dhe fëmijët është 600 IU. Për ata 70 vjeç e lart, do t’ju nevojiten 800 IU vitaminë D çdo ditë. Fëmijët nën 12 muaj kanë nevojë për 400 IU në ditë, sipas Klinikës Mayo.

Sa kohë ekspozim në diell ju nevojitet

Së pari, toni i lëkurës tuaj bën ndryshimin: Personat me nuanca të lehta lëkure kanë nevojë për 10 deri në 15 minuta ekspozim direkt në diell çdo ditë. Njerëzit me tone të errëta të lëkurës kanë nevojë për pak më shumë kohë për të marrë sasinë e tyre të vitaminës D.

Sfeir tha se është e rëndësishme të mbani mend se ekspozimi në diell mund të çojë në kancer të lëkurës, kështu që nëse jeni në rrezik të shtuar për sëmundjen, duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë lëndën ushqyese.

“Burimi më i madh i vitaminës D është në peshkun yndyror – kështu, konsumoni salmon, tha Sfeir.

Disa ushqime janë të fortifikuara me vitaminë D, si qumështi dhe lëngu i portokalli. Por suplementet e vitaminës D të disponueshme nga farmacitë juaj janë burimi më i madh i vitaminës D të konsumueshme, tha Sfeir.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN