MENU
klinika

Stambolli u godit sërish

Disa nga sulmet terroriste që kanë tronditur Turqinë vitet e fundit

14.11.2022 - 10:02

Qyteti i Stambollit u trondit sot nga një shpërthim vdekjeprurës në rrugën e tij më të frekuentuar, Avenue Istiklal ku gjashtë persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan e përshkroi si një “sulm të pabesë”, ku autoritetet turke konfirmuan se sulmi u krye nga një grua.

Por metropoli turk ka qenë në shënjestër të disa sulmeve në vitet e fundit

Disa nga ngjarjet që kanë tronditur Turqinë:

Më 1 janar 2017 , 39 persona, përfshirë 27 të huaj, humbën jetën dhe 79 të tjerë u plagosën nga të shtënat në Reina, një klub nate në Stamboll.

-Sulm i dyfishtë pranë stadiumit të Besiktashit

Më 10 dhjetor 2016 , një sulm i dyfishtë pranë stadiumit të ekipit të futbollit Besiktas la pas 47 të vdekur, mes tyre 39 policë dhe 160 të plagosur.

-Sulm i trefishtë vetëvrasës në aeroportin Ataturk

Më 28 qershor 2016, një sulm në aeroportin Ataturk të Stambollit vret 45 persona, duke përfshirë 19 të huaj dhe plagos 163.

Tre kamikazë hapën zjarr në terminal përpara se të shpërthenin eksplozivët.

-Sulm me makinë bombë në autobusin e policisë

Më 7 qershor 2016 , 12 persona, përfshirë gjashtë policë, u vranë dhe 36 u plagosën në një sulm me makinë bombë me mjete shpërthyese të improvizuara. Objektivi i sulmit është një autobus policie në Beyazit, një lagje historike e Stambollit.

-Sulm vetëvrasës në Istiklal
Më 19 mars 2016 , një sulm vetëvrasës me bombë në rrugën e famshme të këmbësorëve dhe tregtare Istiklal vret katër turistë të huaj, tre izraelitë dhe një iranian. 39 persona të tjerë, mes tyre 24 turistë, janë plagosur.

Sulm vetëvrasës në Sultanahmet

Më 12 janar 2016 , një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin e tij në mes të një grupi turistësh gjermanë, duke vrarë 12 prej tyre dhe duke plagosur 15.

Sulmi ndodhi në lagjen Sultanahmet, disa qindra metra larg Hagia Sophia dhe Xhamia Blu, dy nga monumentet më të njohura të qytetit.