MENU
klinika

Ua zbulon menaxheri i njohur i “VIP-ave”

Doni të dini “anët e errëta” të Mozzik dhe Erës?

20.11.2022 - 11:51

Menaxheri i “Vipa-ve” Xhani Demika së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora. Në këtë intervistë Xhani nuk ka lënë gjë pa thënë e zbuluar rreth personazheve të njohur të showbiz-it tonë me të cilët sigurisht ka kontakt të drejtëpërdrejtë.

Si sillen në prapaskenë artistet tanë të preferuar?

Kësaj pyetje Demika nuk hezitoi t’i përgjigjej duke zbuluar “anët e errëta” të disave prej artistëve tanë të njohur.

Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit.

Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika.

Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën u shpreh me tone më të ashpra. Menaxheri madje nuk u kursye as kur e etiketoi si këngëtaren më mendjemadhe.

Moderatorja: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar?

Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nora Istrefi më ka nxjerrë me humbje”

Alesio Alia tregon prapaskenat që s’dimë

Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?

Fotografia që bëri lëmsh rrjetin...

A do të jetë Beatrix, pjesë e “Dance With Me”?

Nga Russian Today/ Pse kjo lëvizje ka shkaktuar habi?

Bankat e Wall Street ‘heqin’ 19 miliardë dollarë aksione