MENU
klinika

6 viktima nga sulmi

E shtrirë përtokë, momenti kur policia turke arreston autoren që vendosi bombën në Stamboll

14.11.2022 - 11:33

Policia turke ka publikuar pamjet nga arrestimi i autores së dyshuar të sulmit në Stamboll.

Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan që dyshihet se shkaktoi dhe tragjedinë e djeshme dhe duke kontrolluar ambientet. Policia turke gjatë kontrollit në banesë ka gjetur edhe armë.

Autoritetet turke ranë në gjurmët e gruas që dyshohet si autore pas pamjeve në rrjetet sociale. Një grua me një çantë shpine shihej në vendin e ngjarjes disa minuta para se të ndodhë shpërthimi në Stamboll, dyshohet se ajo la çantën bombë në turmën e njerëzve dhe më pas kamerat kanë kapur një tjtër momet, kur ajo shihet duke vrapuar.

“U arrestua personi që vendosi bombën. Bazuar në konkluzionet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për shpërthimin e bombës, tha ministri i Brendëshëm turk.

Kujtojmë që dje ndodhi një shpërthim në Stamboll që la të vdekur 6 persona, ndërsa 81 të tjerë mbetën të plagosur. Policia po vijon hetimet për të bërë të mudnur edhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë sulm terrorist.