MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Efektet anësore të qetësuesve që pimë çdo ditë

24.11.2022 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Efektet anësore të qetësuesve që pimë çdo ditë

Mjeku: Antiinflamatorët josteroide (AIJS) reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin. Nga antiinflamatorët përmendim: aspirinën, ibuprofenin, naproksenin, ketoprofenin, nebumetone etj.

Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, ndaj është e preferueshme të merren me ushqim ose me qumësht. Gjithashtu, mjekët rekomandojnë se duhet evituar përdorimi i alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore të mundshëm potenciale të AIJS janë:

Atak zemre
Goditje në tru
Hipertension arterial HTA
Pushim zemre (nga mbajtja e tepërt e fluideve në organizëm)
Probleme të veshkave deri në insuficencë renale
Hemorragji dhe ulcerë në stomak dhe në traktin intestinal
Rruaza të kuqe të ulura (anemi)
Reaksione në lëkurë (të rrezikshme për jetën)
Reaksione alergjike kërcënuese për jetën.
Probleme të mëlçisë deri në insuficencë hepatike
Atake astme në persona që vuajnë nga astma.
Ndër efektet e tjera negative mund të përmendim dhimbje stomaku, kapsllëk, diarre, prani gazi të shtuar në zorrë, marrje mendsh, të vjella.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN