MENU
klinika

Përgjysmoi stafin e platformës dhe prezantoi abonimet mujore

Elon Musk: Twitter po humbet 4 mln dollarë në ditë, shkak është…

06.11.2022 - 11:37

Nëpërmjet një postimi në Twitter, pronari i ri Elon Musk ka shkruar se platforma e tij po humbet 4 milionë dollarë në ditë mes tensioneve t0δ krijuara nga përgjysmimi i stafit dhe prezantimi i abonimeve mujore në platformë.

“Për sa i përket reduktimit të fuqisë punëtore të Twitter, për fat të keq, nuk ka zgjidhje kur kompania po humbet mbi 4 milion dollarë në ditë. Të gjithë të pushuarëve iu ofruan 3 muaj largim i paguar nga puna, që është 50% më shumë sesa kërkohet me ligj”.

Pesë nga punonjësit kanë ngritur padi pasi pretendojnë se nuk janë njoftuar në kohë për shkarkimin nga detyra, ndërsa disa nga personazhet e famshëm kanë reaguar për rregullin e ri të vendosur nga Musk ku të gjtha llogaritë zyrtare do të paguajnë çdo muaj 8 dollarë.

Shefi i Tesla-s është krahasuar nga ata me një personazh imagjinar që u kërkon miqve të tij të bëjnë punën dhe më pas ti shkarkojë sërish, por nga ana tjetër, miliarderi ka kritikuar bizneset për tërheqjen e reklamave të tyre nga platforma.

Ai tha se Twitter ka parë një rënie masive të të ardhurave si rezultat i presionit të grupeve aktiviste ndaj reklamuesve, pavarësisht faktit se asgjë nuk ka ndryshuar me moderimin e përmbajtjes dhe ata bënë gjithçka që mundën për të qetësuar aktivistët.