MENU
klinika

Premier League, Java 15

Eriksen gol dhe asist, United fiton në 93’

13.11.2022 - 20:30

Manchester United vuan por del me 3 pikë nga Craven Cottage (London), pasi mposhti 1-2 Fulham. Tri pikë me vlerë të arritura vetëm në sekondat e fundit.

Në minutën e 15-të, Christian Eriksen do shënonte për “Djajtë e kuq”. Me këtë gol, ai u bë danezi i parë që realizon për Manchester United që nga viti 1995, i fundit ka qenë Peter Schmeichel.

Ekipi i Ten Hag do rezistonte deri në të 61-tën, kur James do vendoste ekuilibrat. Sërish mesfushori Eriksen u tregua protagonist absolut, teksa në fund dha asistin e golit të fitores për Garnacho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN