MENU
klinika

Premier League, Java 15

Broja nuk shënon as si titullar, bie Chelsea

12.11.2022 - 21:30

Chelsea është futur në krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 5 ndeshjeve në Premier League. Blutë e Londrës u mundën në transfertë 1-0 nga Newcastle. Broja e nisi titullar këtë sfidë, por nuk ia doli të shënonte.

Në pjesën e parë, loja do ishte mjaft e kujdesshme nga të dyja palët, teksa do regjistrohej vetëm një goditje në portë. Situata ndryshoi, me “qymyrxhinjtë” që konkretizojnë në minutën e 67-të me Willock. Një supergol i këtij të fundit, që coi peshë stadiumin St. James’ Park.

Sulmuesi shqiptar ishte mjaft i lëvizshëm duke vënë në vështirësi prapavijën kundërshtare disa herë. Pavarësisht një shtese të konsiderueshme, rezultati mbeti në favor të ekipit të Howe. Premier League luan në darkë një tjetër takim, atë mes Wolves dhe Arsenal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN