MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im nuk argëtohet (ka frikë nga klouni). A është normale?

08.11.2022 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Kam një fëmijë të vogël. E shikoj që frikësohet shumë shpejt. Edhe në kopsht nuk përfshihet me të gjitha lojërat që bëjnë fëmjët, përshembull e tremb klouni, kur të gjithë fëmijët e tjerë argëtohen me të. A është normale që një fëmijë të frikësohet për gjënë më të vogël, nuk duam që t’i krijohet gjendje ankthi?

Mjeku: Është normale për një parashkollor të jetë i frikësuar. Ankthi është një gjendje e natyrshme që i ndihmon të përballojnë përvojat e reja dhe i mbron nga rreziku. Fëmijët 3 dhe 4-vjeçarë mund të jenë të frikësuar nga: qentë, errësira ose kllounët. Fëmijë të tjerë mund të jenë të frikësuar nga situata të reja ose kur takojnë njerëz të rinj. Disa frikëra janë veçanërisht të fituara gjatë periudhës parashkollore si pasojë e imagjinatës tejet aktive dhe mund të ndikojnë aq shumë tek ai sa mund ta bëjnë të ndihet keq, dhe mund të cojnë deri në përkeqësim të shëndetit.

Të ndjerit të lënduar është një tjetër frikë e zakonshme (kjo është arsyeja përse ata shpesh mundohen të fshehin një gërvishtje apo një shenjë tjetër që mund t’ia ketë shkaktuar një bashkëmoshatar i tij në kopësht). Shumica e frikërave të parashkollorëve fillon të zhduket në momentin që ata fillojnë të ndjehen më të sigurt me veten dhe me mjedisin që i rrethon.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.