MENU
klinika

"Shet sukses pa patur sukses"

Gazetari i njohur ‘shuplakë’ Ermal Mamaqit: Mashtrues!

10.11.2022 - 12:28

Gazetari i njohur, Flavio Qarri ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Natën me Aulonën”. Ai është ndalur tek Ermal Mamaqi e sidomos tek libri i tij.

Sipas tij, Ermali është ‘mashtrues’ dhe shet sukses pa patur sukses.

“Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij “Në garë me veten” dhe në fakt ka marrë goxha reagime në rrjet.

Së fundmi edhe Bes Kallaku ka dicka për të thënë

“I vetmi që në garë me veten, del i treti”, shkruan Besi.

Ndërkohë, Ermali ka shpërndarë foton e Besit ku shkruan: “Bravo @bes_kallaku deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”.

Por cfarë po ndodh? A është i vërtetë ‘ironizimi’ mes aktorëve apo është e gjithë e inskenuar mes tyre?

Më herët, Ermali foli për filmin e Besit për të cilin tha se ishte shumë i mirë por kishte disa probleme teknike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tuna është arrogante, Bleona delirante”

Gazetari i njohur, zbulon të pathënat e personazheve VIP…