MENU
klinika

“Shfrytëzonte rastin, ishte dinak!”

Granit Cana me tone të ashpra kundër Ilir Shaqirit

12.11.2022 - 12:09

Rrugëtimi i tij në “Big Brother Vip” nuk ishte shumë i gjatë, mirëpo sërish ia doli që të bënte zhurmë dhe të mbahet mend nga publiku.

Bëhet fjalë për Granit Canën, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora ku zbuloi shumë detaje nga jeta e tij.

Një pjesë që do t’i përndjekë gjithmonë ish-banorët e reality-show-t është pikërisht eksperienca e tyre aty. Edhe Graniti nuk i shpëtoi pyetjes mbi marrëdhënien e tij tani me ish-banorët e tjerë.

Hapurazi ish-futbollisti tregoi se ruan një raport korrekt me të gjithë, ku theksoi se me asnjërin nuk ka ndonjë afrimitet të madh.

Gjatë intervistës, Cana u ngacmua në veçanti për fitiesin e “Big Brother Vip” Ilir Shaqirin, për të cilin nuk e kurseu një koment pikant.

Graniti e etiketoi Ilirin si shumë të zgjuar dhe dinak.

“Ai e shfrytëzonte rastin tim me Fifin, që të bëhej protagonist. Vinte sikur po na ndihmonte, por ishte dinak,”-u shpreh ish-banori Granit Cana.

Më tej, ish-futbollisti ndau një mendim edhe për promon e “Big Brother Vip 2”, e cila shfaqte skenën e Fifit teksa i binte të fikët.

Në lidhje me këtë Graniti u shpreh shumë kundër:

“Çdo television, ka synim të marr klikime. Por unë nuk jam pro kësaj, që të dalin skenat e këqija që kanë ndodhur, sepse me të vërtetë mundet që t’ja kujtojnë njerëzve ato të këqija që i kanë ndodhur banorëve, dhe t’i dëmtojnë në aspektin e punës dhe karrierës. Unë nuk jam pro kësaj.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’mund të ndodhë diçka mes nesh”

Ende pa nisur, Graniti i jep fund marrëdhënies me Fifin