MENU
klinika

Aktivitetet që do të kulmojnë

Java e kulturës kombëtare

21.11.2022 - 14:51

Ditët e fundit të muajit nëntor do t’i kushtohen kulturës kombëtare. Java e kulturës kombëtare nis sot e përfundon më datën 30.

Organizatorët kanë parashikuar ekspozita, përurime librash, shfaqje filmash, koncerte, biseda e diskutime etj. Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin “Skënderbej”.

Mbetet për t’u veçuar edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit e “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center.

Organizatorët e Javëve Kulturore kanë përfshirë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si soprano Besa Llugiqi, Baletin Kombëtar të Kosovës si dhe grupin e mirënjohur Jericho që është planifikuar të performojë tek Pazari i ri.

Java e kulturës kombëtare do të mbyllet me “Visa Interview”, një ekspozitë me artistë bashkëkohorë.