MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur me aktoren

Ju kujtohet “Ponja” e Portokallisë?

10.11.2022 - 12:30

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, prej vitesh jeton jashtë shtetit. Së fundmi, ajo ka bërë një deklaratë të fortë gjatë programit “Abc e Mëngjesit”.

Ajo zbuloi vendimin që e shtyu të largohej nga Shqipëria ku foli gjithashtu edhe për humbjen e nënës së saj në një aksident rrugor.

“Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti?”-theksoi aktorja.

Por ja cfarë tha Ervina:

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha aktorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceno: Regjisori nuk ka dinjitet dhe etikë!

Basha: Egla gënjen për largimin nga Portokallia!


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën