MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me fytin. Ç’të bëj?

08.11.2022 - 11:28

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam prej më shumë se dy vjetësh probleme me fytin. Acarohet, më jep dhembje. Nuk mundem as të përtypem dhe kur flas më bllokohet frymëmarrja. Njëkohësisht bllokohem dhe nga hunda. Jam kuruar për stomakun (dy kura të ndryshme brenda dy javësh), zemrën, sinozitin (dy kura të ndryshme brenda 4muajsh), parandalues për alergji, gjithashtu dhe anti depresivë të rekomanduar nga psikologu. Të gjitha kurimet janë dhënë gjithmonë pa siguri për rezultatet por thjesht për ta provuar. Vazhdoj të kem të njëjtat simptoma në mënyrë të përsëritur. Jam 33 vjeç. Më jepni një zgjidhje, ju lutem!

Mjeku: Vështirësia në frymëmarrje mund të vijë nga probleme ORL, sinusite, rinite, laringjite dhe probleme jo të sferës ORL (alergjike, astmatike, kardiake, gastro hepatologjike, psikiatrike, refluks).

Meqë janë bërë të gjitha konsultat e mundshme, diagnoza është përjashtuese dhe unë rekomandoj që ta nisin nga konsulta me mjekun otorinolaringolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pirja e duhanit largon shqetësimet tuaja!"

Duhani “gur themeli” i marketingut modern