MENU
klinika

Pak ndryshime nga Euro 2020

Lista e Anglisë, mbetet jashtë ylli i United

10.11.2022 - 16:32

“It’s coming home”, me shpresën që kori i tyre i famshëm të bëhet realitet, Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katarit.

Gareth Southgate ishte jo pak nën presion për të përzgjedhur 26 lojtarët, i dyzuar shumë edhe nga forma fizike, apo disa dëmtime me peshë. Trajneri i “3 luanëve” ka lënë në shtëpi disa lojtarë që shpresuan deri në fund, si Abraham i Romës, Tomori i Milan, apo James i Chelsea-t i dëmtuar.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë të njëjtën ata që shkuan deri në finalen e “Euro2020” në Wembley kundër Italisë. Southgate i ka besuar një fanellë edhe Kyle Walker dhe Kalvin Phillips të cilët dhe pse të dëmtuar janë përfshirë në listën zyrtare. Bie në sy mungesa e sulmuesit të Man.United Jadon Sancho. Kjo është dhe lista e plotë:

Për herë të parë dhe të fundit, Anglia ka fituar një turne madhor në 1966 e largët ku u shpall kampion Bote duke mposhtur Gjermaninë në finale.

Anglia ka në dispozicion një brez të shkëlqyer lojtarësh, nga të shtrenjtën në qarkullim, gjithashtu prej vitesh Premier League është kampionati më i fortë në Evropë, por me fanellën e përfaqësueses nuk kanë mundur të fitojnë një trofe të rëndësishëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vdesin të tjerë punëtorë

Akuza të reja të rënda për Katar 2022

Nuk grumbullohen 2 lojtarë të Milan

Belgjika lë jashtë Januzajn, thirr Lukakun e Hazard

Ka një rikthim të madh, debutojne tre

Botërori 2022, lista e Gjermanisë plot surpriza