MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh ‘parkohet’ para SPAK

09.11.2022 - 18:07

Makina luksoze sportive e dy rusëve dhe ukrainasit të arrestuar në Shqipëri për spiunazh, në muajin gusht të këtij viti, është parkuar këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK.

Ajo ishte sekuestruar me vendim të Gjykatës dhe ky urdhër është revokuar sot, duke bërë që mjeti t’i dorëzohet avokatit Saimir Vishaj, palë mbrojtëse e një prej të arrestuarve. Siç shihet dhe nga fotot, mjeti luksoz i është dorëzuar avokat Saimir Vishajt.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe 23vjeçari Mikhail Zorin, dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i tre të rinjve në Gramsh

Karamuço: Faktet që janë agjentë të “GRU”

“Rusët dhe ukrainasi erdhën në Shqipëri me mision..."

Prokuroria ka prova që i mban sekret! Çfarë thonë familjarët e të arrestuarve